ACID OKSALI – Pluhur i pastërt.

€2.50

Trajtimi me Acid Oksalik.

Përgatitja e tretjes së acidit oksalik bëhet në këtë mënyrë: 35gr acid oksalik të kristalt, treten në 1L (litër) sherbet (të përgatitur 1:1). Përzihet tretësira derisa të treten të gjitha kristalet e acidit.

Për një shoqëri bletësh preferohet aplikim 5-6 ml (mililitra) për një rrugë në mes kornizave ose në total 50ml për shoqëri. Pasi të përgatitet kjo tretësirë duhet të aplikohet menjëherë, pasi që afati i përdorimit të saj është 2-3 ditë pasi të tretet.

Tretësira me acid oksalik nuk guxon të jepet në sherbet për konsum sepse mund të ju shkaktoj bletëve probleme të aparatit tretës. Arsyeja pse tretet në sherbet është që sherbeti të ngjitet në trupin e bletës dhe të shkaktojë efekt në varroan e cila është në trupin e bletëve. Tretja në ujë nuk mund të shkaktoj ngjitjen e saj pasi që rrëshqet dhe shpejt thahet.

Në cilat periudha përdoret acidi oksalik?

Trajtimi me acid oksalik bëhet në periudhën e dimrit kur temperaturat nuk shkojnë mbi 5-8 gradë celzius. Studimet e fundit kanë treguar se trajtimi në muajt e verës jep rezultate të dobëta dhe efekte anësore kurse efikasiteti i trajtimit me acid oksalik është mbi 90 për qind në periudhën e fundit të muajit Nëntor fillimi muajit Dhjetor