pËrshËndeTJe, unë jam gramozi
Një zemër për t'u shërbyer të tjerëve.


Traditë dhe Pasion
Kompania GRUDA është biznis familjar duke operuar momentalisht në rajonin e Pejës.
Së pari është themeluar nga Muharem Gruda në vitin 1952. Filloi si biznes familjar me më shume se 150 familje bletësh dhe shitja bëhej në të gjithë vendin.
Per këtë punë të palodhshme familja u kurrorëzua në vitin 1974 me vendin e parë në Bletërritje të sistemit DB në ish Jugosllavi.
Ambicia për të zgjeruar biznesin solli punën tonë në një nivel tjetër, kur u themelua "GRUDA" si kompani ne vitin 1990 me një dyqan duke mos mbuluar më shumë se 30m2.
Nga ajo kohë e deri tani kompania ka pasur rritje graduale si në aspektin e prodhimit ashtu edhe në aspektin e hapësirës, ku tani kemi nje objekt modern me një hapsirë mbi 5000m2.
Rritja dhe Zgjerimi i Kompanisë GRUDA


Si biznes familjar, ne vlerësojmë vlerat mbi gjithçka.


Fokusohemi te gjeneratat e ardhshme, duke dhënë shembuj të punës së ndershme, ashtu si na mësuan paraardhësit tanë.
